Punë të hapura » Drejtor I Departamentit Te Finances

Drejtor I Departamentit Te Finances

Kontabilitet

Përshkrimi i punës

”HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është kontraktuar nga rrjeti me i madhe nderkombetar i marketeve ne Shqipëri "CONAD", për rekrutimin e stafit me punëkërkues nga Kosova për të punuar në Tiranë, për pozitën:

Pershkrim i Punes:                             Drejtor i Departamentit te Finances
Ne varesi direkte te:                           Administratorit te Kompanise
Mbikqyres i drejtperdrejte i:             Specialist i Larte Kontabilist (Senior), Kontabilist (Junior), Arketar.

Qellimi i Punes
Drejtori i Departamentit te Finances se "Conad" - Pronatyra Treg, siguron mbarevajtjen e veprimtarive operacionale ditore te kompanise, ne perputhje me politikat dhe strategjite baze te shoqerise dhe ka ne fokus ruajtjen e balancave ekonomike dhe financiare, me qellim arritjen nje fitimi te qendrueshem te shoqerise.Pergjegjesite Kryesore:1- Mbikqyr dhe Organizon veprimtarite e perditshme te departamentit (regjistrim fatura, arke, banke etj, mbledhjen e Cash-it, ekzekutimin e pagesave kundrejt te treteve dhe institucioneve, parashkimi i Cash-Flow)2- Mbikqyr dhe garanton mbarevajtjen e regjistrimeve kontabel, deklarimeve, raportimeve, Aseteve materiale dhe jo materiale, Inventarit te mallrave, ne perputhje me ligjet fiskale ne fuqi dhe standartet kontabel.3- Harton e pasqyrat financiare vjetore (bilanci) ne koordinim me CEO dhe Ekspertin Konatabel. Deklaron Pasqyrat Finanaciare te miratuara dhe Deklaraten vjetore te Tatim Fitimit prane Drejtorise Tatimore dhe QKB-se.4- Raporton te CEO ne menyre te strukturuar per ecurine ose problematike te ndryshme te departamentit, periodikisht ose sipas situatave.5- Mban pergjegjesi ne lidhje me korrespondencen, raportimet dhe detyrimet kundrejt organeve te taksave qendrore dhe lokale si edhe institucioneve te tjera shteterore.6- Mban pergjegjesi per njohjen dhe certifikimn e te drejtave dhe detyrimeve kundrejt klienteve dhe furnitore.7- Pergjigjet dhe jep sqarime te detajuara te CEO per cdo dem te shkaktuar kundrejt shoqerise si pasoje e neglizhences apo mos zbatimit korrekt te procedurave nga departamenti ne varesi.

Kërkesa për punë

Funksione te tjera
  • Propozon dhe ve ne zbatim, me miratmin e CEO, politikat kontabel dhe financiare te shoqerise.
  • Harton dhe ve ne zbatim, me miratimin e CEO, procedura dhe instrumenta per kontrollin e aktiviteteve ne departamentin perkates si edhe ne sektore te tjere te brendshem te shoqerise.
  • Asiston dhe keshillon ne veprimtari me karakter kontabel dhe financiar mbi te gjitha hallkat e shoqerise.
  • Merr pjese ne konuslta, hartimin dhe ndjek ecurine e Buxhetit vjetor nepermjet raportimeve mujore.
Punedhenesi siguron akomodimin dhe kushtet e tjera te nevojshme per te krijuar ambient te pershtatshem jetese dhe pune.

Afati i fundit për aplikim: 10.07.2019.HR Partners (Pjese e Portal Pune Sh.p.k) është kompani e specializuar e shërbimeve të rekrutimit për Burimet Njerëzore. Misioni ynë është të menaxhojë talentin për rritje të qëndrueshme, me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të afërta me vlera të qëndrueshme. Ne synojmë të sigurojmë, mbajmë dhe radhisim talentin kundrejt qëllimeve strategjike të klientëve tanë, derisa mbështesim kandidatët individualë për të aktualizuar potencialin e tyre, për të menaxhuar aspiratat e tyre dhe arritur aspiratat e tyre të karrierës. Mbajtja dhe përkushtimi i klientëve është fokus i praktikës sonë.