Punë të hapura » Menaxhere E Shitjes (BB)

Menaxhere E Shitjes (BB)

Menaxher

Përshkrimi i punës

HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është duke kërkuar për një klient "Brend Botërorë", per rekrutimin e stafit për pozitat: Menaxhere e Shitjes

Vendi i punes: Prishtine.

Përgjegjësitë: 
  • Të realizon kuotat e shitjes personale.
  • Respekton rregulloren e punës .
  • Udhëheq projektin e caktuar brenda një afati të përckatuar kohorë, përmbush targetet e projektit.
  • Promovim të kulturës dhe vizionit të kompanisë, nxit një mjedis të orientuar drejt suksesit.
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin.
  • Menaxhon asistentet – prezentueset ( këshilltarët / et).
  • Monitoron bisedat me klientë,ofron asistim dhe ofertë.
  • Mbanë shënime për komentet e klientëve.
  • Zhvillon bisedat shitëse.
  • Kontaktet e klientëve i trajton me konfidencialitet
  • Raport ditor apo raport pas përfundimit të projektit.
Përparësi :Kandidatët me ekpseriencë në shitje direkte dhe menaxhim të projekteveKompania ju ofron:
  • Të jeni pjesë e Brendit me Renome Botërore.
  • Afirmim shoqerorë dhe psikologjik.
  • Konrtatë pune, pagë fikse (250 € ) dhe provizion personal.
  • Dhurata dhe bonuse të ndryshme mujore dhe vjetore.
  • Trajnime dhe Seminare të ndryshme, zhvillim të karrierës përmes ideve dhe projekteve të inicuara nga ju.
  • Karriere të sigurtë.
Orari i punes: 10:00 - 18:00.Mënyra e aplikimit: 
Dergoni CV-ne (foto obligative) permes sistemit Apliko apo ne email: bujar@hrpartners.co

Afati i fundit për aplikim: 31.05.2019.

Kërkesa për punë

Kriteret:
  1. Mosha 28 -35 vjec (familijare)
  2. Paraqitje dinjotoze (zyrtare)
  3. Të ketë përvojë pune në shitje dhe në menaxhim të shitjes.
  4. Të ketë aftësi të mira komunikimi.
  5. Aftësi menaxhuese të kohës dhe veprimit.
  6. Aftësi të punojë nën presionin e afateve kohore dhe targeteve të shitjes.
  7. Preferohet të posedoj patent shofer të kategorisë B
HR Partners është kompani e specializuar e shërbimeve të rekrutimit për Burimet Njerëzore.
Misioni ynë është të menaxhojë talentin për rritje të qëndrueshme, me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të afërta me vlera të qëndrueshme. Ne synojmë të sigurojmë, mbajmë dhe radhisim talentin kundrejt qëllimeve strategjike të klientëve tanë, derisa mbështesim kandidatët individualë për të aktualizuar potencialin e tyre, për të menaxhuar aspiratat e tyre dhe arritur aspiratat e tyre të karrierës. Mbajtja dhe përkushtimi i klientëve është fokus i praktikës sonë.