Punë të hapura » Software Engineer (Java/Angular)

Software Engineer (Java/Angular)

Te Tjera

Përshkrimi i punës

”HR Partners” kompani e specializuar për shërbime të rekrutimit për Burimet Njerëzore, është duke kërkuar për një klient nderkombëtare, për zyren në Prishtine, rekrutimin e stafit për poziten:

Software Engineer (Java/Angular)

Kualifikimi i preferueshëm:

• Diplomë universitare në fushën e shkencave kompjuterike apo kualifikim ekuivalent,
• Së paku 2 vjet përvojë në Full Stack Development,
• Njohuri në ndërtimin e produkteve komplekse në Java 8 (idealisht edhe në Spring) dhe Javascript (idealisht edhe në Angular 7),
• Përvojë me databaza relacionare (p.sh. PostgreSQL),
• Përvojë në zhvillimin e web-serviseve RESTful,
• Përvojë me praktikat e zhvillimit Agile (p.sh. SCRUM, unit testing, continuous integration etc),
• Përvojë me shërbimet cloud moderne si AWS apo Azure (ka përparësi),
• Përvojë pune me Docker, Kubernetes apo platformën Cloud të Google (ka përparësi),
• Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Kërkesa për punë


Përgjegjësitë:
• Ndërtimi, dizajni dhe implementimi i features të reja në software,
• Implementimi i metodave të dobishme të API,
• Angazhimi në zhvillim të backend-it me Java 8,
• Angazhimi në zhvillim me Spring (MVC) dhe Spring Boot,
• Angazhimi në zhvillim të Frontend-it me Angular, Typescript, HTML5 dhe CSS,
• Krijimi i vizualizimeve inovative të të dhënave në fushën e Analizës së Procesit,
• Ju si pjesë e ekipit do ta keni mundësinë të punoni edhe në teknologjitë të zhvilluara in-house, të cilat përdoren prej shumë ekipeve të aplikacioneve të ndryshme.

HR Partners (Pjese e Portal Pune) është kompani e specializuar e shërbimeve të rekrutimit për Burimet Njerëzore. Misioni ynë është të menaxhojë talentin për rritje të qëndrueshme, me qëllim të ndërtimit të marrëdhënieve të afërta me vlera të qëndrueshme. Ne synojmë të sigurojmë, mbajmë dhe radhisim talentin kundrejt qëllimeve strategjike të klientëve tanë, derisa mbështesim kandidatët individualë për të aktualizuar potencialin e tyre, për të menaxhuar aspiratat e tyre dhe arritur aspiratat e tyre të karrierës. Mbajtja dhe përkushtimi i klientëve është fokus i praktikës sonë.